INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Helmimi i fëmijëve në Bulqizë, reagon ish-deputetja: Helmi i kësaj qeverie nuk po kursen askënd...

Helmimi i fëmijëve në Bulqizë, reagon ish-deputetja: Helmi i kësaj qeverie nuk po kursen askënd...

Publikuar më: 12:27 20-03-2019

Pas helmimit që ju ndodhi 11 nxënësve sot në Bulqizë, ka reaguar ish-deputetja e Partisë Denmokratike, Dhurata Çupi, e cila e cilësuar ngjarjen si “skandal”.

“Skandal në Bulqizë, helmohen 11 fëmijë të shkollës “Shefqet Tançi”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme ndërsa nxënësit e klasës së gjashtë po kryenin një eksperiment në laboratorin e shkollës.

Fëmijët janë dërguar në urgjencë duke u përballur me pasoja të rënda të helmimit. Për fatin e keq helmi i kësaj qeverie nuk po kursen askënd, as fëmijët të cilët prindërit i dërgojnë në shkollë e i përfundojnë në spital. Duhet të merren masa urgjente për largimin e produkteve të tilla helmuese nga të gjitha shkollat në vend.

Të kryhet hetim i plotë nga organet kopetente për këtë ngjarje por edhe për procedurat që janë ndjekur për pajisjen e shkollave me këto produkte që u rrezikon shëndetin fëmijëve. Skenat që pamë sot me fëmijët e kësaj shkolle, janë tregues i papergjegjshmerise totale te autoriteteve pergjegjese.

Fëmijëve të lënduar nga kjo ngjarje u uroj shërim të shpejtë si dhe prindërve të kenë durim për ta kaluar këtë moment. #tëzbardhetevërteta#fëmijëtjanëeardhmja#”, shkruan ajo.

dhuratacupi.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0033450126647949