INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Helmimi ish-agjentit rus në Britani, SHBA e BE dëbojnë diplomatët rusë

Helmimi ish-agjentit rus në Britani, SHBA e BE dëbojnë diplomatët rusë

Publikuar më: 15:40 26-03-2018

Helmimi ish agjentit rus në Britani vijon të mbajë të ngrira raportet me Rusinë ndërsa Europa e SHBA i bëjnë bllok diplomatik.

Së fundmi Ambasadorët rusë në disa vende të BE-së janë thirrur nga ministritë e Jashtme, pas raporteve të përpiluara për dëbime të diplomatëve, për të mbështetur nismën e ndërmarrë nga Britania e Madhe pas helmimit të ish-agjentit Sergei Skripa dhe vjazës së tij Julia.

Letonia, Lituania, Estonia dhe Polonia thirrën ambasadorët rusë në ministritë e tyre të jashtme, ndërsa këto vende më herët kishin paralajmëruar përkrahjen për kryeministren. Edhe Presidenti i SHBA Donald Trump ka vendosur të deboje 60 diplomate ruse.

Gjermania dhe Franca kanë njoftuar gjithashtu se do të përjashtojnë katër diplomatë rusë. Italia dëboi po ashtu dy diplomat rusë.

Article Logic
Execution time: 0.0039820671081543