INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Helmimi masiv në Bulqizë/ ISHP, si shkaktar dyshohet…[FOTO]

Helmimi masiv në Bulqizë/ ISHP, si shkaktar dyshohet…[FOTO]

Publikuar më: 11:51 06-05-2019

100 persona nga Bulqiza prej rreth 3 ditësh janë shtruar në spital me simptoma të helmimit. Dyshimet e mjekëve të ISHP-së flasin se shkaktar mund të jetë bërë uji i pijshëm i rrjetit. Ata kanë marrë disa kampionë dhe kanë në nisur analizat përgjigjet e të cilave dalin ditën e martë. Epidemiologia e ISHP, Rovena Daja tha për mediat se epidemia në Bulqizë mund të ketë shkaktar ujin për arsye se të gjithë të hemuarit jetojnë në një zonë dhe përdornin ujin e rrjetit. Ajo qetëson popullatën teksa sqaron se asnjë nga të shtruarit në spital nuk ka probleme të rënda dhe një pjesë e tyre e kanë shkuar në shtëpi.

“Këtë epidemi mund ta ketë shkaktuar uji. Është bërë kërkesë zyrtare te ISHP dhe nesër do të kemi përgjigje zyrtare se kush e ka shkaktuar helmimin e banorëve në Bulqizë. Kemi udhëzuar për momentin që uji mos të konsumohet. Lagjia e vjetër në Bulqizë konsumon kryesisht ujin e rrjetit”, ka bërë me dije ekspertja e ISHP-së.

ishpp.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033860206604004