INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Helmimi në mitingun e PD, reagon Partia Socialiste

Helmimi në mitingun e PD, reagon Partia Socialiste

Publikuar më: 15:48 28-05-2017

Ditën e sotme, në orën 5:00 të mëngjesit, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës ishte pranë njerëzve që kërkuan ndihmë për simptomat e shfaqura.

Gjysëm ore më vonë, drejtori i përgjithshëm i policisë urdhëroi sigurimin e hapësirës publike ku u zhvillua aktiviteti i mbrëmjes së djeshme dhe hetimet vazhdojnë ende. Pra, institucionet po punojnë dhe të gjithë autoritetet përkatëse ishte gati për të ofruar ndihmesën e vet.

Thënë kjo, ne i bëjmë seriozisht thirrje PD-së që të përqëndrohet te çështjet e vërteta të fushatës dhe të mos merret me teori konspiracioni.

Partia Socialiste i uron shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve, dhe veçanërisht liderit të Opozitës. Ne dëshirojmë që ai të bëjë fushatë dhe jo të flasë për konspiracion, gjë e cila tregon se në çfarë gjendje të çoroditur është Partia Demokratike.

Article Logic
Execution time: 0.0022637844085693