INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Helmohen 15 shtetas kosovarë në Durrës, AKU bllokon restorantin

Helmohen 15 shtetas kosovarë në Durrës, AKU bllokon restorantin

Publikuar më: 19:58 17-09-2017

Një grup pushuesish nga Kosova që kishin ardhur për pushime në fundjavë është helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në një lokal në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës. Të paktën 15 qytetare nga Kosova kanë paraqitur shenja të helmimit dhe janë paraqitur në urgjencën e Infektivit në Tiranë.

Mësohet se kosovarët janë punonjës të komunës së Rahovecit dhe kishin ardhur për fundjavë në Shqipëri. AKU ka bllokuar restorantin, ndërsa janë marrë monstra ushqimesh të cilat janë dërguar për analiza. Dyshohet se helmimi ka ardhur nga ushqimi i konsumuar, por nuk përjashtohet edhe uji. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik.

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771