INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Helmohen dasmorët, AKU pas kontrollit bllokon restorantin me kushte të rënda higjeno-sanitare [FOTO]

Helmohen dasmorët, AKU pas kontrollit bllokon restorantin me kushte të rënda higjeno-sanitare [FOTO]

Publikuar më: 11:30 07-08-2018

Pas skandalit se 39 dasmorë përfunduan në spital për shkak të helmimit, AKU ka bllokuar restorantin në Elbasan.

Sipas njoftimit menjëherë pas ngjarjes kanë realizuar një kontroll në këtë biznes dhe ka konstatuar kushte të rënda higjeno-sanitare.

Menjëherë pas kësaj subjekti 'Laguna Blu' e ke shtetasit Manol Musaj, është bllokuar dhe është gjobitur me një shumë prej 700 mijë lekësh.

2.jpeg

NJOFTIMI I AKU-t:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas informacionit se janë helmuar 39 persona në një lokal dasme ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka konstatuar kushtet e rënda higjeno-sanitare në subjekt.

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Elbasan nëbashkëpunim me Krimin Ekonomik gjatë orëve të vona të mbrëmjes (6.08.2018) kanë bërë verifikimin e kushteve dhe prezencës së produkteve sidomos atyre me origjinë shtazore të gjendura në subjektin “Laguna Blu” me aktivitet restorant. 39 personat që pretendohet se janë helmuar nga ushqimi kanë qenë pjesë në dasma të ndryshme (të shtunën drekë/darkë si dhe të dielën në darkë) nga i njëjti lokal në qytetin e Elbasanit, subjekti i lartpërmendur.

1.jpeg

Nga verifikimi i subjektit të shtetasit Manol Musaj rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjeno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues(gjurmueshmëri).Në momentin e inspektimit në subjekt, ndodheshin 12 kg mish vici,40 kokrra veze, 25 kg mish gici,5 kg djathë i bardhë si dhe 4 kg djathtë kaçkavall pa etiketë. Për produktet e gjendura në subjekt u realizua marrja e mostrave me qëllim kryerjen e analizave për prezencë të Salmonelës.

3.jpeg

Për sa më sipër u mora masa administrative bllokim i menjëhershëm i aktivitetit deri në daljen e përgjigjes së analizave si dhe masë administrative me gjobë në vlerën 700.000 lekë.

Tolerancë zero ndaj çdo subjekti abuzues me sigurinë ushqimore. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.

4.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0038490295410156