INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Helmohen dhjetra dasmorë[VIDEO]

Publikuar më: 15:44 17-08-2017

Afro 50 persona janë helmuar nga ushqimi dhe i janë drejtuar spitalit të Durrësit madje disa dhe në gjëndje të rëndë shëndetësore. Ata kanë thënë se kanë qënë në një dasëm në Shijak.
Disa nga ta kanë marrë shërbim shëndetësor të menjëherëshëm dhe janë larguar nga spitali, ndërsa 12 të tjerë, janë ende të shtruar në repartin infektiv.
Mjekët thonë se tek pacientët janë shfaqur diarre dhe temperaturë e lartë dhe aktualisht situata e tyre është nën kontroll.

Për ngjarjen është lajmëruar Drejtoria e Higjienës, që dyshon se shkak janë ushqimet e mbajtura jashtë kushteve higjenosanitare. Autoritetet shëndetësore kanë kërkuar dhe mostra të ushqimit që kanë konsumuar dasmorët, por nga lokali iu është thënë se nuk kanë më asnjë të tillë.

Tashmë pritet përfundimit i analizave toksikologjike për të parë se kush e ka shkaktuar helmimin e ushqimit. Nëse do të vërtetohet se helmimi është shkaktuar nga ushqimi, pritet që të merren masa administrative ndëshkuese ndaj pronarit të lokalit.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721