INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Hemoragjia e mjekëve shqiptarë. Të larguarit 2 herë më shumë se ata që dalin në pension [VIDEO]

Publikuar më: 15:46 21-03-2017

Numri i mjekëve të larguar është dy herë më i lartë se numri i mjekëve që dalin në pension. Mjekët japin alarmin se largimi i mjekëve për t’u punësuar jashtë Shqipërisë, nuk është me një ngjarje sporadike por po kthehet në hemoragji për këtë sektor. Shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë doktor Edvin Prifti deklaron se edhe për shërbimin që ai drejton ky fenomen është shumë shqetësues.  Pas disa vitesh shëndetësia shqiptare do të ndjejë mungesën e bluzave të bardha. Për këtë arsye shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë thotë se “institucionet përkatëse duhet të hartojnë një strategji për të ndaluar këtë fenomen. Por përveç Gjermanisë duket se edhe vendet fqinje si, Italia i kanë kthyer sytë drejt mjekëve shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0034971237182617