Sikurse pritej “Superhëna” u duk edhe në qiellin e Shqipërisë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, qytetarë të Amerikës së Jugut dhe Europës, përfshirë Shqipërinë shijuan spektaklin që ofroi “superhëna e përgjakur”.
Gjatë eklipsit të plotë, Hëna përfshihet nga hija e pjesshme e jashtme e Tokës dhe e humbet shkëlqimin e saj.
Më pas hyn nën hijen e brendshme` më të errët të Tokës dhe fillon eklipsi. Një pjesë e saj madje bëhet e kuqe.
Nëse e keni humbur këtë fenomen mund ta shijoni përmes këtyre fotove.