INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hëna e Re kalon te BINJAKËT, ja ç’furtunë pritet të shkaktojë te 12 shenjat e HOROSKOPIT në muajin QERSHOR

Hëna e Re kalon te BINJAKËT, ja ç’furtunë pritet të shkaktojë te 12 shenjat e HOROSKOPIT në muajin QERSHOR

Publikuar më: 13:31 04-06-2019

Duke filluar nga mbrëmja e djeshme, Hëna e re është vendosur përkohësisht në shenjën e Binjakëve, më e fortë se kurrë më parë, ndaj bëni mirë të përgatiteni pasi qershori do të jetë një vazhdimësi surprizash.

Dashi: Dashi është një nga shenjat më kokëforta dhe këmbëngulëse në të gjithë horoskopin, mirëpo ndonjëherë duhet të mësoni të tërhiqeni dhe të respektoni kufijtë e personit që keni përballë. Hëna e re ju këshillon pikërisht këtë gjë, të tërhiqeni provizorisht dhe të mos i impononi askujt zgjedhjet tuaja.

Demi: Në ndryshim nga Dashi, Hëna e re u këshillon të lindurve në shenjën e Demit të gjallërohen paksa pasi duket se nuk po zgjohen dot nga gjumi letargjik. Ky është momenti i duhur për të ngritur zërin, për të reaguar dhe për të mbrojtur idetë tuaja, më shumë se kurrë më parë.

Binjakët: Binjakët janë shenja më me fat për gjysmën e parë të qershorit, pasi përveç Hënës së re mund të mbështeten edhe tek energjia kozmike e Mërkurit. Më në fund do të gjeni forcën brenda vetes të përballeni me disa fantazma të së shkuarës. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të krijoni një të ardhme më të sigurt për vete dhe njerëzit e dashur. Mos u frikësoni, do të kaloni me sukses çdo pengesë.

Gaforrja: Të lindurit në shenjën e Gaforres duhet të përfitojnë gjithashtu kanë nevojë të përballen me disa njerëz nga e shkuara. Mos humbni më kohë, por qartësoni të gjitha dyshimet që keni mbledhur në kohë. Ky është momenti i duhur për të bërë paqe me veten dhe të çliroheni nga pesha e fajit.

Luani: Keni kohë që jeni kapur fort pas shpresës në çdo hap që hidhni, megjithatë a ia vlen vërtetë kjo pritje e gjatë? Keni nevojë të zgjoheni nga ëndrra ku jeni strukur prej kohësh dhe të përballeni me realitetin dhe të kuptoni ç’duhet të bëni. Mjaft e gënjyet veten, por pranoni si humbjet dhe fitoret.

Virgjëresha: Virgjëresha është një nga shenjat më fatlume gjatë qershorit dhe jo vetëm, një nga shenjat që do të shënojë vetëm sukses deri në dyjavëshin e parë të gushtit. Ky është momenti i volitshëm për të guxuar më shumë në prizmin profesional, për të ndërmarrë një risk të ri dhe sfiduar veten. Hëna e re ju këshillon të mos stepeni, por të ndiqni instiktin deri në fund.

Peshorja: Bëhuni gati për një muaj elektrizues të mbushur me shumë surpriza, pasi qershori do të përbëjë pa diskutim një moment të artë për të gjitha Peshoret. Pas një fillimi viti të koklavitur, sidomos në aspektin sentimental, të lindurit në këtë shenjë do të përjetojnë më në fund ditë gëzimi dhe hareje. Hëna e re do t’ju japë një shtysë të fortë për të provuar emocione të reja. Mos hezitoni, por pranojini gjërat ashtu si do t’ju vijnë.

Akrepi: Qershori do të jetë një muaj sprovash për Akrepin, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet shoqërore. Miqtë tuaj dyshojnë se po i lini pas dore dhe nuk po i përfshini mjaftueshëm në jetën tuaj, tregojuni të vërtetën dhe sa vlejnë ata për ju. Ky është momenti për të zbuluar sa mirënjohës jeni.

Shigjetari: Për fat të keq gjërat për Shigjetarin nuk paraqiten aq të mira, pasi Hëna e re është në kundërshti me këtë shenjë. Do të përjetoni luhatje të forta emocionale, që do të reflektohen në punë, dashuri, kudo.

Bricjapi: Merrni kohën e duhur për t’u kujdesur për veten, një ndryshim i vogël në llok jo vetëm që do të rigjallërojë pamjen tuaj, por do t’ju bëjë të dukeni interesant/interesante në sytë e njerëzve. Hëna e re ju këshillon që të mos lini pas dore as kilogramët e tepërt, kujdes me dietën që do të zgjidhni.

Ujori: Qershori pritet të sjellë një furtunë të vërtetë edhe për Ujorin. Futeni një herë e mirë në kokë, ‘’Nuk mund të jetoni të izoluar përgjithmonë.” Java e parë e qershorit do të jetë një makth i vërtetë pasi do të përballeni me një krizë të fortë financiare dhe kryeneçësia juaj do t’ju pengojë të kërkoni ndihmë.

Peshqit: Të fundit në radhë, por jo nga rëndësia, Peshqit do të kenë gjithashtu një muaj të mbarë e të begatë. Hëna e re do t’ju japë kurajën e duhur për të përmirësuar disa gabime të vogla të së shkuarës, të cilat ju kanë prishur punë për shumë kohë. Fati është në anën tuaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0018489360809326