INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hëna e re në Bricjap do t'ju trazojë jetën këtyre shenjave, ja ç'ndryshime ju presin në fillim të 2020-s

Hëna e re në Bricjap do t'ju trazojë jetën këtyre shenjave, ja ç'ndryshime ju presin në fillim të 2020-s

Publikuar më: 14:28 26-12-2019

DASHI: Të lindurit në shenjën e Dashit duhet të përfitojnë nga energjia e Hënës së re për të vendosur pak rregull në fillim të 2020-s, sidomos në aspektin profesional. Bëni mirë të shtrini këmbët sa keni jorganin dhe të mos merrni përsipër përgjegjësi që nuk i mbani dot.

DEMI: Fillimi i janarit do t’ju gjejë paksa melankolikë, por ky nuk është motiv i mirë për të hequr dorë nga ëndrrat dhe planet që i keni vënë vetes prej kohësh. Mundohuni të shoqëroheni me njerëz sa më alegro.

BINJAKËT: Edhe Binjakët kanë nevojë për pak motivim, ose më saktë për një shtysë përpara se të vendosin për të jetuar me partnerin ose për të bërë një fëmijë, pasi 2020 është viti i familjes. Rrini të qetë, kur ka dashuri çdo gjë është e mundur.

GAFORRJA: Hëna e re në Bricjap do t’ua vështirësojë jetën gjithë Gaforreve, të cilat nuk do i kenë punët hiç mirë me financat gjatë tre muajve të para të vitit. Kufizoni shpenzimet e panevojshme dhe përpiquni të kurseni sa më shumë.

LUANI: Pas shumë problemeve me njeriun e zemrës, më në fund Luani do të mund të gëzojë disa ditë të qeta në çift. Një bisedë e qetë me partnerin/partneren, e mbi të gjitha duke u treguar sa më i,e sinqertë, do t’i japë tjetër drejtim lidhjes suaj.

VIRGJËRESHA: Hëna e Re e dhjetorit do ta gjejë Virgjëreshën më të begatë se kurrë. Puna, familja, shëndeti dhe paratë janë në harmoni me Dhe afërsia e Jupiterit me hënën e re ju tregon se ai do të pajtohet me iniciativat tuaja, me idetë ose propozimet tuaja.


PESHORJA: Ky është momenti i duhur për t'u përballur me një problem të së shkuarës, të cilin nëse nuk e zgjidhni në kohë mund t'ju cënojë të ardhmen. Hekuri rrihet sa është i nxehtë ndaj mos humbisni më kohë.

AKREPI: Jo gjithmonë është e lehtë të kuptosh një Akrep, ndoshta edhe për vetë faktin se çalon pak tek pjesa e komunikimit. Mirëpo me Hënën e Re në Bricjap gjërat do të jenë më të thjeshta edhe për ju, pasi do të keni mundësi të shpreheni qartë dhe s'do të krijoni vend për hamëndesime.

SHIGJETARI: Të lindurit në shenjën e Jupiterit Jupiteri është shumë afër hënës së re për të mos ju josh, kështu që do të dëshironi të veproni, të ndërmerrni diçka praktike, të përfshiheni dhe të demonstroni se çfarë mund të bëni.

BRICJAPI: Bricjapi është shenja që do të mirëpresë Hënën e Re sot dhe nesësur duke përfituar në maksimum nga energjia e saj. Është koha për të kuptuar se cilat janë gjërat që ju ndajnë nga përsosmëria, ato që ju duhet të përmirësoni për të filluar përsëri siç dëshironi, në mënyrën tuaj.

Ujori: zgjidhni të bëni diçka për tu dukur më mirë dhe më shumë, për të mos mbetur gjithmonë në hije. Sepse me guximin dhe simpatinë tënde mund të pushtosh hapësira të reja.

Peshqit: është koha për të vendosur që kjo është koha e gjërave të reja, e zbulimeve, e çdo gjëje që ju duket si e re, e ndryshme, e largët. Mos kini frikë të provoni,

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547