INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Hepatiti viral vret më shumë se HIV. Përgjegjës për 1.34 milionë vdekje në 2016 [VIDEO]

Publikuar më: 17:11 15-09-2017

Hepati viral vret më shumë njerëz në botë sesa HIV, malaria ose tuberkulozi, zbulon një raport i ri. Ai është përgjegjës për vdekjet më të parakohshme në mbarë botën sesa HIV, tuberkulozi apo malaria. Hepatiti Viral është një inflamacion i mëlçisë, shkaktuar nga infeksionet virale. Virusi vrau 1.34 milionë njerëz vetëm në 2016, rreth 140.000 më shumë se tuberkulozi, 340.000 më shumë se HIV dhe 621.00 më shumë se malaria. Krahas sëmundjeve të zemrës, aksidenteve rrugore dhe sëmundjes Alzheimer, hepatiti viral është një nga dhjetë vrasësit më të mëdhenj në botë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka një plan për të eliminuar virusin deri në vitin 2030, por shumë vende, përfshirë SHBA, nuk po i japin prioritet luftimit të tij. Studimi paralajmëron se rritja e rasteve të hepatitit viral është nxitur pjesërisht nga epidemia e opiumit. Hepatiti viral shkakton inflamacion të mëlçisë dhe probleme të tjerë të lidhura me shëndetin. Viruset tipike të hepatiteve janë A,B,C,D,E . Këto pesë lloje virusesh janë me interes të madh për shkak të potencialit të tyre për shpërthime dhe përhapje epidemike, barrës së sëmundjes dhe vdekjes që ata shkaktojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0033071041107178