INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Heqja e apendicitit ul me 20% rrezikun e prekjes nga Parkinsoni

Heqja e apendicitit ul me 20% rrezikun e prekjes nga Parkinsoni

Publikuar më: 12:31 02-11-2018

Mund të duket si e pabesueshme por studiuesit kanë zbuluar se apendiciti ka një ndikim të pazakontë në çrregullimet e trurit. Ata që kanë hequr apendicitin janë 20% më pak të prirur për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit. Ky është rezultati i një studimi të kryer në Suedi. Organi i vogël, i cili është i lidhur me pjesën e poshtme të zorrës së trashë, mund të kontribuojë në këtë çrregullim të trurit. Duke kërkuar lidhje midis Parkinsonit dhe apendicitit, Labrie Viviane dhe kolegët e saj analizuan të dhënat mjekësore të 1.6 milionë njerëz në Suedi. Ky studim i përgjithshëm i popullsisë tregoi se heqja e apendicitit lidhej me një rrezik të zvogëluar prej 19.3% të zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit. Më vete, ata shqyrtuan të dhënat e 849 pacientëve të Parkinsonit dhe zbuluan se heqja e shtojcës lidhej me fillimin e vonuar të çrregullimit prej mesatarisht 3.6 vjetësh. Një nga simptomat jo-motorike më të zakonshme të Parkinsonit lidhet me problemet gastrointestinale, prandaj disa shkencëtarë besojnë se çrregullimi mund të fillojë atje. “Në fakt, shtojca përmban një proteinë, alfa-synuclein, e cila grumbullohet në trurin e pacientëve” vë në dukje autorja e studimit. Sëmundja e Parkinsonit nuk është e zakonshme, me 60,000 diagnoza të reja çdo vit vetëm në SHBA. Ajo është gjithashtu e pashërueshme. Simptomat përfshijnë dridhje ose lëkundje të gishtërinjve, duarve, këmbëve; ngurtësi; vështirësi në balancim; depresion; dhe çrregullime gastrointestinale duke përfshirë kapsllëkun. Studimet kanë treguar se simptomat gastrointestinale mund të fillojnë deri në 20 vjet më parë sesa të shfaqen simptomat e sëmundjes.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885