E ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, zëvendës ministrja e mjedisit Ornela Çuçi, ka sqaruar se çfarë do të ndodhe në të ardhmen në Shqipëri me makinat të cilat nuk i përmbushin standardet eurpiane për pastërtinë e mjedisit.
Zëvendës ministrja u shpreh se aktualisht për këtë problem është ngritur një grup pune i cili po merret me studimin e këtij problemi. Për ta bërë rastin sa më konkret zëvendës ministrja mori shembullin e Kosovës. Ajo u shpreh: “Kosova sapo ka miratuar që në vitin 2017 nuk do duheshin të importoheshin më makina poshtë euro 4. Ndërkohë që ne duke qenë se jemi në prag të 2018 jemi duke menduar për euro 5.
Por Çuçi u shpreh se ky plan po mendohet, është një draft-ligj i cili do të prezantohet tëk të gjitha grupet e interesit, do të diskutohet dhe më pas do të shkojë në komisionin e Ligjeve.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: