INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Heqja e mandateve të zyrtarëve të lartë, reagon LSI

Heqja e mandateve të zyrtarëve të lartë, reagon LSI

Publikuar më: 18:36 29-12-2016

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mirëpritur vendimin e sotëm të KQZ-së për heqjen e mandateve të deputetëve Selami dhe Tahiri, si dhe kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Roshi.

Në një prononcim për mediat, Luan Rama ka shprehur mbështetjen e LSI-së ndaj qëndrimit të KQZ-së.

“LSI inkurajon institucionet për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. LSI e vendosur të krijojë në politiken shqiptare standarde euroamerikane të angazhimit në politikë. Ligji për dekriminalizimin, Reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore duhet të bëjnë të mundur që në zgjedhjet e 18 qershorit 2017 qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të zgjedhin më të mirët mes më të mirëve të politikës me qëllim që politika të garantojë integritet, ndershmëri, transparencë dhe shërbim ndaj qytetareve dhe interesave të vendit”, shprehet Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768