INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Heqja e ndihmës ekonomike, Ministria e Mirëqënies Sociale: Kush ka pretendime të aplikojë sërish

Heqja e ndihmës ekonomike, Ministria e Mirëqënies Sociale: Kush ka pretendime të aplikojë sërish

Publikuar më: 15:37 02-03-2018

Lidhur me lajmin se shumë familjeve u është hequr ndihmave ekonomike ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale e cila në një njoftim për mediat u bën thirrje qytetarëve të cilët pretendojnë se u është hequr asistenca të aplikojnë sërish.

'Duke shprehur keqardhjen për instrumentalizimin politik të Reformës së Ndihmës Ekonomike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë atyre që kanë pretendime për mospërfshirjen në skemën e ndihmës ekonomike, që të parashtrojnë ankesën e tyre pranë zyrave rajonale të shërbimit social dhe të riaplikojnë për përfshirjen në skemë. Zyrat e shërbimit social në çdo rajon do të jenë të hapura çdo ditë, nga ora 08 e mëngjesit deri në orën 19.00. Po ashtu i bëjmë thirrje qytetarëve të drejtohen pranë bashkive përkatëse, të cilat kanë në dispozicion 6% të fondit tërësor të skemës së ndihmës ekonomike, për të përfshirë në skemë familjet që plotësojnë kushtet ligjore për përfitimin e ndihmës ekonomike’ thuhet në njoftimin për mediat.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje opozitës dhe posaçërisht kreut të saj, që në vend se të keqpërdorin për hesapet politike të partisë njerëzit që ankohen për mospërfshirjen në skemen e re të ndihmes ekonomike, të ndihmojnë në përfshirjen e tyre përmes bashkive përkatëse.

‘Reforma e Ndihmës Ekonomike është një proces që as nuk ndalet e as nuk kthehet mbrapa me manovra politike abuzive. Ajo është hartuar në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar nga qeveria Berisha me Banken Botërore dhe është testuar me sukses për dy vjet me radhë nga qeveria Rama 1, në Tiranë, Durrës e Elbasan, në bashkepunim të ngushtë me ekspertët e Bankës Botërore’ vijon më tej deklarata.

Article Logic
Execution time: 0.0020041465759277