INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Heqja e tabelave dygjuhëshe, reagon ministri i Jashtëm grek

Heqja e tabelave dygjuhëshe, reagon ministri i Jashtëm grek

Publikuar më: 12:50 06-05-2019

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Jorgos Katrugalos në një intervistë të dhënë sot për mediat komentoi edhe ecurinë e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë.

Katrugalos theksoi se për çështjet e hapura me Shqipërinë kryesia politike është në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë shqiptare, përmes përfaqësisë diplomatike greke në Tiranë.

Referuar në debatit të çelur së fundi me heqjen e tabelave dygjuheshe ne jug, Katragulos theksoi se kanë një përgjigje nga pala shqiptare, se tabelat u hoqën për të ndryshuar radhën, njëherë shqip pastaj greqisht.

“Mbetet të shohim si do veprohet”- shtoi ai.

Një ditë më parë ARRSH bëri me dije se 35 tabelat  u hoqën sepse ishin vendosur jashtë standarteve të përcaktuara në Kodin Rrugor dhe pa miratimin e entit pronar të rrugës Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998