E talentuar në muzikë dhe fakti se tashmë është një nga reperet më në zë të showbizz-it shqiptar duket se e ka bërë të pëlqehet nga shumë fansa.
Ndoshta kur mendojmë për vajzat, sigurisht që mendja na shkon tek brishtësia dhe delikatesa që i karakterizon, por ja që Tayna është komplet ndryshe.
Në Instastory, reperja ka postuar një video teksa shfaqet duke bërë stërvitje me një thes boksi dhe duket se ka goxha grushtime të forta si për herë të parë që ajo vetë e ka treguar se e bën këtë veprim.
“Jo keq masi hera e parë”, shkruan Tayna si mbishkrim në foton e postuar.
Epo fundja është repere! Me Tayna-n s’ka shaka.../intv.al/