Diellit përvëlues i Bahamasit i erdhi fundi!
Dhe këtë moderatorja Alketa Vejsiu na e tregoi me anë të disa fotove të postuara në Instastory ku ishte zhvendosur për të pushuar në një vend të mbuluar nga bora.
Me atmosferën fantastike të mbuluar nga petku i bardhë i dëborës në Val Gardena të Italisë, Alketa i ka treguar fansave me postimet e shpeshta në Instagram se po ja kalon më së miri.
Ndërsa sot për herë të parë dhe ashtu si asnjëherë më parë, moderatorja ka postuar një foto nga shtrati ku shfaq vetëm këmbët e saj dhe pamjen e mrekullueshme që ka përballë.