INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Heshtja e përjetshme e Toto Riina, sekretet i mori në varr

Heshtja e përjetshme e Toto Riina, sekretet i mori në varr

Publikuar më: 17:06 17-11-2017

Ndahet nga jeta në moshën 87 vjecare, një nga bosët më të famshëm të historisë së Cosa Nostra Toto Riina i cili vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej disa diësh ndodhej në koma në një spital në Parma.

Mediat italiane shkruajnë se nuk do të kryhet asnjë funeral publik. Por për cfarë do të kujtohet bosi i Cosa Nostra i cili i deklaroi luftë shtetit italaine.Për qindra vrasje, atentate dhe asnjë shenjë pendese në asnjë moment.

‘Nuk pendohem e nuk do të pendohem asnjëherë edhe po të burgosem për 3000 vite.Unë jam Salvatore Riina e do të mbetem gjithmonë në histori’ është shprehur bosi.

Toto Riina u arrestua në 15 janar të 1993 dhe ndonëse kanë kaluar 24 vite ai konsiderohet si bosi i padiskutueshëm i grupit mafioz më famëkeq Cosa Nostra.

Ai po vuante një dënim me 26 burgime të përjetshme dhe besohet se ka urdhëruar më shumë se 150 vrasje. Kujtojmë se vrasjet më të bujshme është ajo e gjykatësve Giovani Falcone në vitin 1992 dhe Paolo Borselino në 1993. Asnjë shenjë pendese, madje gjatë bisedës me një nga të burgosurit Riina krenohej për vrasjen e Falcone duke vijuar të kërcënonte gjykatësit.

‘’Sapo ai doli me të shoqen, e ndoqëm nga distanca dhe … bam… bam”. “Në goditjen e parë, shkuam ne të tjerët… ishim shtatë apo tetë, nga ata të tmerrshmit… ishim të tmerrshëm. Ndërkohë ai kishte vdekur, por edhe pse ishte i vdekur vazhduam të qëllonim”.

Është kjo një nga përgjimet ku Riina rrëfen në burg një prej vrasjeve më të bujshe të Cosa Nostra atë të prefektit të Palermos.Asnjë prej familjarëve nuk arriti ta takonte para se të vdiste. Bosi kishte 4 fëmijë njëri nga djemtë i dënuar me burgim të përjetshëm, njëri është në liri me kusht, ndërsa dy vajzat jetojnë në Corleone dhe në Puglia.Me të vërtetë Riina largohet por me vdekjen e tij padrino merr me vete në varr edhe shumë sekrete. Raporti i mafias me politikën, atentatet tragjike në rrugë, vrasjet perfekte janë disa nga sekretet e pavarsisht burgosjes Riina zgjodhi gjithmonë të heshtë.

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209