INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Heshtja”, rrëfimin e policit të Antimafias që ka punuar në vendin tonë, e gjeni edhe SHQIP!

“Heshtja”, rrëfimin e policit të Antimafias që ka punuar në vendin tonë, e gjeni edhe SHQIP!

Publikuar më: 16:33 20-10-2021

“Heshtja”, rrëfimi i një polici të Antimafias, është libri i parë i autorit Gianni Palagonia ( pseudonimi i Giuseppe Monforte) që botohet në gjuhën shqipe.

Tabloja e një mafieje siciliane, që sot punon në hije, veshur me xhaketë e kravatë, nën tingullin e tenderëve të mëdhenj, punëve të pisëta dhe korrupsionit. Nga zëri i një polici, që nuk i lë rehat. Një histori këmbënguljeje dhe zemërimi, për të kuptuar se me mafien jetohet çdo ditë. Autori i librit ka punuar disa vite me misionin policor italian në Shqipëri dhe jeton përkohësisht në Tiranë.

Monforte njihet kryesisht si autori i librave “Il silenzio”, “Nelle mani di nessuno” dhe “L’aquila e la piovra”, të cilat tregojnë jetën e tij të vërtetë personale dhe profesionale në një mënyrë të trilluar, si dhe operacionet që ai kreu në luftë kundër krimit të organizuar, mafies dhe terrorizmit të brendshëm.

Në vitin 2008, “Heshtja” u kthye në një bestseller pasi u botua edhe në Itali, Gjermani dhe Hollandë.

28CCA1CA-5445-48B3-8D0F-188DF85E331B-270x400.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0040769577026367