INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hetimet për Saimir Tahirin, 'Krimet e Rënda' marrin masa të reja...

Hetimet për Saimir Tahirin, 'Krimet e Rënda' marrin masa të reja...

Publikuar më: 12:55 22-01-2018

Lëvizje e papritur e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në lidhje me hetimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Krimet e Rënda kanë zgjatur edhe me 3 muaj hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Disa ditë më parë ambasadori amerikan Donald Lu tha sot se SHBA kanë ofruar mbështetje me prokurorë federalë për hetimet që po zhvillohen ndaj Tahirit.

Ish-ministri i Brendshëm është nën hetim pasi dyshohet sipas prokurorisë, se ka patur lidhje me një grup narkotrafikantësh shqiptarë, pjesë e një organizate italo-shqiptare që dërgonte marijuanë drejt Italisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445