INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hetimi ndaj Valdrin Pjetrit, Rama: Fshehja e ngjarjes e patolerueshme. Çfarë kërkon kryeministri?

Hetimi ndaj Valdrin Pjetrit, Rama: Fshehja e ngjarjes e patolerueshme. Çfarë kërkon kryeministri?

Publikuar më: 09:41 16-08-2019

Vetëm një ditë pasi kryebashkiaku i Shkodrës i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit Valdrin Pjetri dha dorëheqjen ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetin social Twitter Rama shkruan se Pjetri nuk është kriminel por ajo cka bëri është e patolerueshme.

“Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrësesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme!Partitë nuk verifikojnë dot të dhëna individuale jashtë afateve të përcaktuara nga shtetet për dëshminë e penalitetit. Ato merren vetëm me kërkesë nga policia ose prokuroria. Koha të fusim në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje!”, shkruan Rama.

Sipas kreut të qeverisë duhet të nis një verifikim shtetëror për të gjitha vetëdeklarimet e politikanëve dhe zyrtarëe dhe se vetëdeklarimet e rreme të sjellin dënime penale.

“Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar. Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë.Jo vetëm kaq,po është koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur.Çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal.Përgjegjësia individuale s’mund të ketë më asnjë fije kosto kolektive”, thotë Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0038630962371826