INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Hetimi Parlamentar për IMSI CATCHER. Krerët e policisë, kemi deklaruar në prokurori [VIDEO]

Publikuar më: 16:09 13-12-2016

Krerët më të lartë të policisë së shtetit, të thirrur në komisionin e posaçëm hetimor për pajisjen e përgjimit “Imsi Catcher”, kanë vendosur që për çdo pyetje të kenë vetëm një përgjigje, referohuni prokurorisë, pasi çështja është në hetim penal. Kështu ka ndodhur edhe këtë të martë, ku në komision ishte thirrur Ardian Çipa, Drejtor i Përgjithshëm për Krimet e Pënda. Si shefat e tij Ministri Tahiri, dhe kreu i policisë Çako, edhe Çipa kishte vetëm një përgjigje për çdo pyetje: Deklarimet e mia janë në prokurori.
Ndërsa opozita e cilësoi jo vetëm të pamoralshëm këtë qëndrim të zyrtarëve të lartë të shtetit, por dhe një tentativë kriminale për ti shpëtuar hetimit parlamentar.

Article Logic
Execution time: 0.0033490657806396