INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hetimi për ndërhyrjen ruse në zgjedhje i kushton 16.7 milionë dollarë qeverisë amerikane

Hetimi për ndërhyrjen ruse në zgjedhje i kushton 16.7 milionë dollarë qeverisë amerikane

Publikuar më: 11:40 01-06-2018

Hetimi i drejtuar nga këshilltari i posaçëm, Robert S. Mueller, lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale, i kushtoi qeverisë amerikane rreth 16.7 milionë dollarë. Dokumentet e reja tregojnë se hetimet kanë rezultuar me një çmim jo të parëndësishëm. Është e sigurt se ky fakt do të përdoret nga Presidenti Trump dhe aleatët e tij për të sulmuar hetimin. “The Washington Post” shkruan se nga fillimi i tetorit deri në fund të marsit, vlera e investigimit të Mueller u rrit me rreth 10 milionë dollarë. Këtu llogaritet shpenzimet për personelin dhe kostot e tjera dhe atë që komponentët e Departamentit të Drejtësisë që shpenzuan për hetimin. Mueller kishte raportuar më parë se kostoja e hetimit do te ishte në vlerën e rreth 6.7 milion dollarëve. Por në fakt hetimi i Mueller kushtoi kaq vetëm brenda pesë muajve të parë. Mueller ka bërë përparime të konsiderueshme që kur u emërua pak më shumë se një vit më parë për të hetuar nëse fushata e Trump ka koordinuar me Rusinë për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016. Ai ka akuzuar 19 persona dhe tre kompani. Pesë vetë janë deklaruar fajtorë për akuza të ndryshme, përfshirë ish këshilltarin e sigurimit kombëtar të Trump, Michael Flynn, ish-zëvendës kryetarin e fushatës Rick Gates dhe ish këshilltarin e politikës së jashtme të fushatës George Papadopoulos.

Article Logic
Execution time: 0.0029289722442627