INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Hey Shqipe", Bebe Rexha nuk ju harron as kur flet live për MTV [VIDEO]

Publikuar më: 20:36 17-10-2016

Që Bebe Rexha do të jetë zyrtarisht prezantuesja e çmimeve European Music Awards 2016 në Rotterdam, ishte padyshim lajmi i ditës. E për ta festuar këtë lajm, këngëtarja e talentuar mori pjesë në një transmetim të veçantë live nga Time Square në New York për faqen zyrtare të MTV EMA-s. Transmetim në të cilin Bebe i thotë të gjitha, flet për jetën e saj, që ka lindur në Brooklyn, por aq bukur sa e bëri shqiponjën në Tiranë, e bëri edhe në Neë York. Për më tepër thotë edhe “Hey Shqipe”, kjo vajzë është e lidhur shumë me Shqipërinë, e çdo ditë e më shumë na bën të ndihemi krenar!

Bebe është shprehur gjithashtu se që e vogël është rritur me aspirata duke ëndërruar për artistët më të mëdhenj, si Eminem. Eshtë rritur duke parë MTV, dhe tashmë përveç se prezantuese do kandidojë për dy çmime “Best Push” dhe “Best New”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka qenë një inspiruese edhe për Chainsmokers, ku na zbulon se janë miqtë e saj më të mirë, dhe i ka këshilluar se iu duhej një mega hit që kompanitë e mëdha të firmosnin me ta. Një tjetër detaj që me siguri nuk e dinim më parë, është pikërisht se “My myself and I” me G Eazy mbetet bashkëpunimi i saj i preferuar.  

Personi që e ka mbështetur më shumë gjatë karrierës? Mama Rexha! Dhe këtë e thotë vetë Bebe, duke prezantuar të ëmën live, ku me shaka i kërkon asaj ta votojë. Sa më shumë shikojmë këtë video, aq më tepër na shtohet dëshira për të ndjekur MTV EMA 2016, me 6 nëntor.

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223