INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hey vajza! Meshkujt nuk i pëlqejnë këto gjëra në Instagram-in tuaj

Hey vajza! Meshkujt nuk i pëlqejnë këto gjëra në Instagram-in tuaj

Publikuar më: 21:43 22-12-2016

Shpesh herë vajzat shkruajnë gjëra të ndryshme në profilin e tyre në Instagram, si dhe i qëndrojnë besnike një manuali perdorimi të tij, por ndoshta nuk e mendojnë se një pjesë e mirë e meshkujve bezdisen nga kjo gjë.

Edhe nëse profili juaj është tepër zbavitës dhe origjinal si dhe fotot tuaja janë tepër joshëse, ja 4 gjërat që mund t’i irritojnë ata.

1-Hashtag-et (#)

Meshkujt mund të tolerojnë edhe fotot e panumërta, por jo edhe një mori hashtag-esh të panevojshme. Kështu, 35% e tyre theksuan se prej hashtag-eve shumica e meshkujve acarohen, veçanërisht ato më të njohura si #follow4follow dhe #like4like.

2- Hashtag-et me shkurtime

Tmerri më i madh nuk përfundon vetëm tek hashtag-u, por vazhdon edhe me hashtag e shkurtëra që i përdorin absolutisht të gjithë! Bëhet fjalë për llojet e shkurtimeve të tipit: #tbt, #ootd, #Yolo…

3- Një mori e fotografive me fëmijë

Nuk është aspak e këndshme ta teproni me postimin e fotove çdo ditë me fëmijë të vegjël, fëmijët e të tjerëve, të cilët në fakt shërbejnë si arsye për më shumë pëlqime (like). Është në rregull që herë pas here të postoni ndonjë përjetim të bukur, moment interesant, por që nëse e përsërisni shpesh, atëherë ekziston mundësia që meshkujt të irritohen shumë.

4- Citate frymëzuese

Ndoshta për ju mund të jetë ndonjë shprehje inspiruese dhe motivuese, por që 22% e meshkujve e pranojnë si diçka të bezdisshme.

Article Logic
Execution time: 0.0039498805999756