INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HIDHEN BOMBA MOLOTOV/ Protestuesit thyejnë xhamat tek Drejtoria e Policisë së Tiranës

HIDHEN BOMBA MOLOTOV/ Protestuesit thyejnë xhamat tek Drejtoria e Policisë së Tiranës

Publikuar më: 19:55 13-05-2019

Prej gati dy orësh opozita po proteston kundër qeverisë, në të pestën protestë kombëtare, e cila vjen dy ditë pas asaj të 11 majit, ku pati konfrontime mes protestuesve dhe policisë.

Tek Drejtoria e Policisë situata është tensionuar. Protestuesit kanë hedhur molotov e sende të forta drejt Policisë së Tiranës. Ata kanë qëlluar me gurë drejt policisë dhe janë thyer disa xhama. 

Ndërkohë Policia e Shtetit deklaron se një efektiv policie ka mbetur i lënduar pas hedhjes së kapsollave tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Policia iu bën thirrje drejtuesve të protestës dhe vetë protestuesve të ndalojnë goditje provokuese.

“Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara. Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm. Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë”, deklaron Policia.

Një numër i vogël efektivësh policie ndodheshin në oborr kur protestuesit u ndalën tek Drejtoria por më pas u tërhoqën për shkak të situatës së krijuar.

xhamat.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385