Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Fushë-Bulqizë, një makinë e tipit Land Rover është hedhur në erë me tritol.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Pishat. Për pasojë, makina në pronësi të 41-vjeçarit me inicialet A.Sh është dëmtuar, ndërsa eksplozivi ishte vendosur në pjesën e përparme. Nga shpërthimi i makinës nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.