Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin e prishjes së objekteve duke hedhur në erë ndërtesën 5-katëshe në qytetin e Fierit. Nga ky inspektoriat bëhet e ditur se në trupin e objektit 5-katësh u hapën 300 furrnella (vrima) ku u vendosën 5 kilogramë lëndë plasëse. Prej ditësh IKMT është duke punuar në qytetin e Fierit në kuadër të projektit të rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qendrës së Fierit. Operacioni i sotëm ishte gjithashtu pjesë e këtij plani që deri tani ka rrafshuar 5 objekte.