Një turist polak është shpëtuar nga roja bregdetare në Sarandë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në plazhin Rinia të Sarandës, aty ku Kamil Thiotheli rreth 45-vjeç nga Polonia, u hodh me kokw nga trampolina, por nuk shkoi ashtu siç duhej. U desh ndërhyrja e rojes Moisi Cera për ta mbajtur në jetë. Ai u godit në kokë dhe humbi ndienjat. Pasi u transportua me urgjencë në spital, turisti është jashtë rrezikut për jetën.