INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hidhet shorteu i Policisë Rrugore për “Shoferin model”, ja 20 targat fituese [TARGAT]

Hidhet shorteu i Policisë Rrugore për “Shoferin model”, ja 20 targat fituese [TARGAT]

Publikuar më: 13:33 25-11-2017

Policia Rrugore ka hedhur ditën e sotme shortin " Shoferi Model" në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke shpallur kështu 20 fitues.

"Në përmbyllje të "Javës së Sigurisë Rrugore", "Dita e Përkujtimit të Viktimave dhe të Lënduarve nga Aksidentet Rrugore", Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Policisë Rrugore, në vijim të komunikimeve më parë për përzgjedhjen e "shoferit model", organizoi sot shorteun mbi përzgjedhjen e mjeteve, drejtuesit e të cilëve, duke respektuar shpejtësinë brenda normave të lejuara, kanë fituar të drejtën për tu pajisur me një policë sigurimi të mjeteve motorike.
Shpejtësia mbi normat e lejuara është një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore. Në Shqipëri humbin jetën mesatarisht 22 persona në muaj ku një pjesë e madhe e tyre, për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara të drejtuesit të mjetit.
Në vijim Drejtoria e Policisë Rrugore do të organizojë shorte të tjerë ku fokusi do të jetë tek përdorimi i rripit të sigurimit, parakalimet e gabuara, mospërdorimi i alkoolit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i aparateve telefonike, përdorimi i kaskave mbrojtëse.
"Udhëto i Sigurt, mos harro që dikush të do.
Mos shpejto të arrish aksidentin".

Më poshtë targat fituese që dolën nga shorteu:

1. AA 416 PF
2. AA 873 RD
3. AA 786 PB
4. AA 666 EA
5. AA 171 GL
6. AA 625 FE
7. AA 905 EB
8. AA 757 NS
9. AA 616 RE
10. AA 261 GX
11. AC 518 T (TX)
12. AA 495 ML
13. AA 362 LN
14. AA 501 OK
15. AA 437 NM
16. AA 900 PK
17. TR 6115 R
18. AC 844 T (TX)
19. AA 235 PM
20. AA 700 DT

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711