INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hidhet shorti i “Champions League”, ja me kë skuadër do të përballet Kukësi

Hidhet shorti i “Champions League”, ja me kë skuadër do të përballet Kukësi

Publikuar më: 12:11 19-06-2017

Shorti i tureve kualifikuese të Champions League i ka vendosur kampionët e Shqipërisë të Kukësit përballë moldavëve të Sherif Tiraspolit në raundin e dytë. Verilindorët e drejtuar nga Ernest Gjoka do të luajnë me sistem vajtje-ardhje, më 11-12 korrik dhe 18-19 korrik.

Në raundin e parë do të luajë debutuesja kosovare, Trepça ’89, së cilës goglat i vunë përballë ekipin Vikingur nga Ishujt Faroe. Trepça do t’i zhvillojë ndeshjet me sistemin vajtje-ardhje më 27-28 qershor dhe 4-5 korrik. Në rast kualifikimi të ekipit kosovar, në raundin e dytë do të gjejnë përballë islandezët e Hafnarfjordurit.

 

Article Logic
Execution time: 0.48987221717834