INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hidhet shorti i Champions Leagues, Skënderbeu njeh kundërshtarin

Hidhet shorti i Champions Leagues, Skënderbeu njeh kundërshtarin

Publikuar më: 13:34 20-06-2016

Skënderbeu do të ketë një ndeshje mjaft të komplikuar në Champions League, ku shorti e ka vënë përballë skuadrës kampione të Hungarisë,Ferencvaros

Shorti i hedhur paraditen e sotme në Nyon të Zvicrës percaktoi ndeshjet për raundin e parë dhe të dytë paraeleminator.

Ndeshja e parë do luhet në Korçe në 12 ose 13 korrik kurse ajo e kthimit më 18/19 korrik.

Partizani do të ndeshet me një nga këto skuadra në turin e parë të Ligës së Europës: Dacia Chisinau (MDA), Aktobe (KAZ), Zagłębie Lubin (POL), Slovan Bratislava (SVK)

Teuta dhe Shkëndija e Tetovës do të ndeshen me një nga këto ekipe: Cracovia (POL), Spartak Trnava (SVK), Kairat Almaty (KAZ), Omonia (CYP)

Kukësi do të ndeshjet me njërën nga këto ekipe: Balzan (MLT), Chikhura Sachkhere (GEO), Spartak Myjava (SVK), Sloboda Tuzla (BIH), Rudar Pljevlja (MNE)

Article Logic
Execution time: 0.0016329288482666