INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hidhet shorti i Europa League, “buzëqeshin” ekipet e mëdha

Hidhet shorti i Europa League, “buzëqeshin” ekipet e mëdha

Publikuar më: 13:01 31-08-2018

Eshtë hedhur në Montekarlo shorti i fazës me grupe të Europa League 2018/19, veprimtaria e dytë për nga rëndësia në Kupat e Europës.AC Milan, shtatë herë fitues i Champions League do të ketë një grup relativisht të ekuilibruar me grekët e Olympiacos, spanjollët e Betis, ndërsa ekipi i katërt Dudelange nga Luksemburgu duket më i dobët në letër.

Kundërshtarët e Arsenal në Grupin E do të jenë Sporting Lisbonë, Qarabag e Vorskla. Më mirë i ka shkuar Chelsea, që duket se nuk do ta diskutojë kualifikimin në Grupin L kundër PAOK, BATE dhe VIDI. Nga ana tjetër, Lazio e gjen veten në një grup relativisht të vështirë me Marseille, Frankfurt dhe Apollon.

Ja shorti i plotë në të gjitha grupet.

Grupi A: Leverkusen, Ludogorets, Zurich, AEK.

Grupi B: Salsburg, Celtic, RB Leipzig, Rosenborg.

Grupi C: Zenit, Kobenhavn, Bordeaux, Slavia Praha.

Grupi D: Anderlecht, Fenerbahce, Dinamo Zagreb, Spartak Trnava.

Grupi E: Arsenal, Sporting, Qarabag, Vorskla.

Grupi F: Olympiacos, Milan, Real Betis, Dudelange.

Grupi G: Villarreal, Rapid Wien, Spartak Moskva, Rangers.

Grupi H: Lazio, Marseille, Frankfurt, Apollon Limasol.

Grupi I: Besiktas, Genk, Malmo, Sarpsborg.

Grupi J: Sevilla, Krasnodar, Standard Liege, Akhistar.

Grupi K: Dynamo Kiev, Astana, Rennes, Jablonec.

Grupi L: Chelsea, PAOK, Bate, Vidi.

Article Logic
Execution time: 0.0038070678710938