Ditën e sotme është hedhur shorti i “Eurovizion 2020” aty ku është bërë e ditur renditja e performancave. Shqipëria e cila këtë vit prezantohet nga Arilena Ara me këngën “Shaj”, do performojë në natën e dytë gjysmëfinale e 18-ta në rradhë. Ndërkohe shtetet si: Gjermania, Italia, Holanda, Franca, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, bëhen pjesë e finales automatikisht. Nata e parë gjysmëfinale mbahet më 12 maj, nata e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 16 maj në Roterdam.