Është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në ambientet e FSHF-së, ku ishin të pranishëm edhe drejtuesit e klubeve është përcaktuar edhe shorti mesa katër skuadrave. Goglat i kanë tërhequr gazetarët, në praninë e Sekretarit të FSHF-së, Ilir Sulku dhe Shefit të Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi.
Shorti rezervoi këto përballje:
Besëlidhja – Tirana
Skënderbeu – Teuta
Ndeshjet e para do të luhen në datën 5 prill, ndërsa ato të kthimit dy javë më pas, më 19 prill.Ndërkohë, finalja do të luhhet më 31 maj, me shumë mundësi në Elbasan.