Vetëdorëzimi i Klement Balilit bëri bujë më mediet shqiptare dhe jo vetëm. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda u hodh shorti për caktimin e trupës gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e të ashtuquajturit ''Eskobari i Ballkanit''.
Flora Hajredinaj do të kryesojë trupën gjykuese prej tre gjyqtarësh që do të shqyrtojnë dosjen e Klement Balilit.
Pak ditë më parë dosja për Klement Balilin shkoi në gjykatë. Ndërkohë Avokati i Balilit, Theodhori Sollaku ka dorëzuar edhe një kerkesë për të proceduar me gjykim të shkurtuar. Pretendimi i mbrojtësit ligjor pritet të shqyrtohet ne seancën e parë të gjykimit te çështjes.
Balili nuk e ka pranuar akuzat ndërsa pas rreth dy vjet ne kerkim ai u vetëdorëzua në momentin kur dosja shkoi për gjykim.