Skuadrat shqiptare do të mësojnë sot kundërshtarët e tyre në kupat e Europës. Kukës, Partizani, Skënderbeu dhe Tirana do t’i kenë sytë nga shorti që do të hidhet në selinë e UEFA-s, në Nion të Zvicrës. Kukësi merr pjesë në Ligën e Kampionëve, pasi fitoi titullin e parë në histori, ndërsa tre ekipet e tjerë janë në Ligën e Europës. I vetmi në vazon e favoritëve do të jetë Skënderbeu për shkak të sukseseve të mëparshme, ndërsa korçarët kthehen pas 1 vit përjashtimi. E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e skuadrave nga Kosova. Pas njohjes nga UEFA dhe FIFA, ekipet e Kosovës do të jenë për herë të parë në kupat kontinentale, me Trepçën në Ligën e Kampionëve dhe Prishtinën në Ligën e Europës. Shorti I Championsit nis në orën 12:00, ndërsa një orë më vonë do të hidhet ai I kompeticionit tjetër kontinental.