INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hidrocentralet, shkaku kryesor pse peshqit ngordhin

Hidrocentralet, shkaku kryesor pse peshqit ngordhin

Publikuar më: 10:46 07-09-2017

Një shifër alarmantë është bërë publike gjatë këtyre ditëve, rreth 75% e peshqve në ujrat e ëmbla rrezikohen të ngordhin.

Në një analizë për ndikimin mjedisor të HEC-eve në lumejntë e Ballkanit, kompania Macdonald referon se, fauna e Ballkanit është shumë e larmishme në krahasim me Europën Qendrore dhe atë Perëndimore, vendet e ballkanit kanë shtrirje më të pacenuar të lumenjve me peshq shumë të ndryshëm.

Meqenësë një grup i madh HEC-esh janë programuar të ndërtohen në pjesën e Ballkanit, kjo përkthehet në shifra shumë të këqija për biodiversitetin. Në studimin e bërë dalin të dhënë të frikshme për peshqit, 75% e tyre janë të kërcënuar nga ndërtimi i HEC-ve.

Studimi gjithashtu na bën me dije se fauna e ujërave të ëmbla të Ballkanit, ka vlerësime shumë të dobëta sidomos ajo e Shqipërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038979053497314