INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hija e skandalit mbulon qeverinë. Falsifikoi diplomën, jep dorëheqjen ministrja

Hija e skandalit mbulon qeverinë. Falsifikoi diplomën, jep dorëheqjen ministrja

Publikuar më: 11:47 12-09-2018

Ministrja e Shëndetësisë së qeverisë spanjolle të Pedro Sanchez dha dorëheqjen të martën pas publikimeve në media për manipulimin e notave për marrjen e një diplome master. Carmen Monton shënon rastin e dytë, të ministrave që largohen nga kabineti që kur kryeministri Pedro Sanchez mori detyrën në qershor. “I komunikova kryeministrin dorëheqjen time’’, deklaroi për mediet ministrja Monton. Faqja e internetit të lajmeve spanjolle eldiario.es njoftoi të hënën se Monton ishte vlerësuar me nota pa ndjekur mësimet dhe pa kontaktuar me profesorët kur mori diplomën e saj në universitetin Rey Juan Carlos të Madridit.

ministrja_sp.jpg

Një tjetër media bëri të ditur të martën se kishte zbuluar temën e diplomës që ajo ka dorëzuar dhe gjeti se disa pjesë ishin plagjiaturë. Monton mohoi këto raporte, por tha se ajo po largohet gjithsesi, për të shmangur situatën që ndikon në qeveri. Largimi i Montonit vjen pas atij të Maxim Huerta, i cili dha dorëheqjen si ministër i kulturës në qershor vetëm një javë pas marrjes së detyrës, për shkak të një gjobe tatimore që lidhej me të ardhurat e tij 10 vjet më parë. Universiteti Rey Juan Carlos ka qenë i lidhur me skandale të tjera të kohëve të fundit që përfshijnë akuza se politikanët kishin marr kualifikime të papërshtatshme. Ish-kreu i qeverisë rajonale të Madridit dhe kreu i Partisë Popullore të opozitës morën atje tituj akademikë që tërhoqën akuzat e keqpërdorimit, por që dy i mohuan.

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713