Rikthehen hijet e “Çernobilit” në Ukrainë, teksa në një depo municioni pranë rajnoit Chernigov në veri të vendit, janë regjistruar deri në tre shpërthime në sekondë.Më shumë se 10,000 njerëz u evakuan nga zona.
Shpërthimet e fuqishme thyen dyert dhe dritaret në zonat e afërta ndwrsa njerëz të tmerruar kanë postuar imazhe ku duken edhe shpërthimet .
Më shumë se 60 vetë thuhet se ndodhen të shtruar në spitalet lokale, pasi kërkuan ndihmë në kushtet e asfiksisë dhe të lënduarit prej pjesë predhash.
Nuk është hera e parë që territori i arsenaleve të municioneve përfshihet në të tilla incidente.
Në mars, diçka e ngjashme ndodhi me një arsenal ushtarak në Balakleya, qyteti ku ndodhet depoja më e madh e armëve në Ukrainë dhe një nga më të mëdhatë në Evropë.