INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Hije të forta dyshimi për golin e katërt të Partizanit, e trukuar?! [VIDEO]

Publikuar më: 10:44 19-08-2016

Partizani u mund sot me rezultatin e thellë 4-0 në Rusi përballë Krasnodar, një kundërshtar me potencial mjaft të madh. Megjithatë, të kuqtë përpos tre golave të parë, të cilët janë shënuar nga pozicione të rregullt dhe nga një penallti fantazmë, sa i përket golit të katërt, ai është totalisht i dyshimtë dhe të lë të mendosh për rezultat të trukuar.

Shihet qartë gjuajtja e topit nga Alban Hoxha, i cili ja pason lojtarit të Krasnodar. Ky i fundit shkon drejt portës dhe gjuan në formë parabole drejt kuadratit, kur Alban Hoxha del mbi 10 metra nga porta, lëvizje që rrall e bën. Madje, kur sfera është duke shkuar drejt kuadratit, aty si për çudi ndodhet Krasniqi, i cili në vend që t’i hapë rrugën topit që prek shtyllën dhe largohet, ai e kthen atë në rrjetë.

Mund të jetë një lëvizje e “pafajshme” e mbrojtësit të “demave”, por nga mënyra sesi është realizuar goli i fundit i Krasnodar, shihet qartë që ka hije dyshimi për një gol të toleruar.../Newsport.al

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996