INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hillary Clinton dhe Donald Trump arritën fitore të rëndësishme në Arizona

Hillary Clinton dhe Donald Trump arritën fitore të rëndësishme në Arizona

Publikuar më: 13:44 23-03-2016

Kandidati republikan Donald Trump dhe ajo demokrate Hilary Clinton kanë kryesuar zgjedhjet në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke qënë gjithnjë e më pranë zyrtarizimit të kandidaturës së tyre për president.

Rivalët e tyre respektivë Crus dhe sanders kanë marrë më shumë vota në Utah, teksa zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në Hawai, Alaska dhe Washington

Kandidati republikan për president Donald Trump arriti një tjetër fitore kësaj herë në Arziona, megjithëse konkurenti i tij brenda partisë Ted Cruz ekuilibroi situatën, duke rezultuar më i votuari në Utah. Kjo fitore e Cruz u jep shpresë mbështetësve të tij, të cilët i frikësohen lidershipit të Trump në këtë forcë politike.

Trump siguroi votat në Arizona pas një fjalimi të vendosur kundër emigrantëve dhe militantëve islamik, ndërsa pati edhe mbështetjen e një njeriu me mjaft influencë në këtë zonë si sherifi Joe Arpaio.

Megjithatë fitorja e Cruz në Utah ishte e thellë, pasi në këtë vend i frikësohën një tjetër suksesi të demokratëve nëse Trump zyrtarizohet si kandidat.

Në krahun tjetër Hilary Klinton triumfoi në Arizona përballë Sanders duke e thelluar avantazhin ndaj tij dhe duke qënë gjithnjë e më pranë zyrtarizimit të kandidaturës së saj për presidente, megjithëse Sanders fitoi në Utah dhe Idaho ç’ka e mban ende në garë, ndërsa shpreson të sigurojë shumicën e votave në Haëai, Alaska dhe Washington.

Gjithsesi votimet e kryera në Arizona dhe Utah kaluan në plan të dytë për shkak të sulmeve terroriste në Bruksel, duke ngritur shqetësim në lidhje me çështjen e sigurisë edhe në SH.B

Article Logic
Execution time: 0.0036299228668213