Mjeku personal i kandidates për Presdiente Hilary Clinton ka pohuar se ajo vuan nga pneumonia dhe kjo ishte arsyeja përse u ndje keq në ceremoninë përkujtimore të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 15 vite më parë në New York.
Zëdhënësi i saj deklaroi më parë se kandidatja ka anulluar të gjitha takimet por momentalisht gjendja e saj është stabilizuar.
Hillary Clinton braktisi ceremoninë përkujtimore të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në New York për probleme shëndetësore.
Në një video të publikuar ditën e djeshme shfaq momentin, kur kandidatja demokrate për presidente të SHBAve humbet ndjenjat.