INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hillary Clinton një zonjë e vërtetë, mban një fjalim të dhimbshëm pas humbjes [VIDEO]

Hillary Clinton një zonjë e vërtetë, mban një fjalim të dhimbshëm pas humbjes [VIDEO]

Publikuar më: 18:10 09-11-2016

Hillary Clinton, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, ka folur për herë të parë publikisht pas humbjes në garën presidenciale në SHBA, ndaj Donald Trump. Clinton ka emocionuar mbështetësit e saj në një fjalim të dhimbshëm, pasi ajo shpresonte të tishte e para presidente femër, por rezultati i papritur i çuditi të gjithë.
“Mbrëmë urova Trump dhe u ofrova që të punoja me të për vendin. Më vjen keq që nuk i fituam këto zgjedhje për vlerat që përfaqësojmë. E di sa të zhgënjyer jeni, sepse kështu ndihem edhe unë. Por, fushata jonë nuk ishte për këto zgjedhje, por për vendin tonë. Vendi është më i ndarë se sa ne e mendojmë. Por ne do të luftojmë për Amerikën. Donald Trump do të jetë president ynë dhe ne kemi një kalim pushteti paqësor, që jo vetëm e respektojmë por e festojmë një gjë të tillë”, tha Clinton.
Hillary Clinton shprehur falënderim për bashkëpunëtorët e saj, Presidenti Barack Obama dhe Michel Obama si dhe familjarët e saj që i qëndruan afër gjatë fushatës elektorale.
Me një fjalim prekës, ku Clinton mezi i mbajti lotët, tha se nuk do të jetë e largët dita kur SHBA-të do të kenë një ditë një femër presidente.
“Kam pasur suksese, por edhe hapa pas. Kjo e fundit ishte e dhimbshme. Por dua t’u kujtoj se nuk duhet të ndaloni kurrë së besuari për gjëra që ëndërroni dhe që mendoni se ia vlejnë. Edhe diçka për femrat që besuan te kjo garë. Asgjë nuk më ka bërë më krenare sa sat ë jem kampionia e juaj. Në fund diçka për të rinjtë, mos ndaloni kurrë së ndjekuri ëndrrat tuaja. Jam krenare që pata shansin e madh t’u përfaqësoj juve në këto zgjedhje. Zoti ju bekoftë. Zoti bekoftë amerikën.”

Article Logic
Execution time: 0.0041849613189697