INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hillary Clinton po përdor një sozi! A është kjo prova?

Hillary Clinton po përdor një sozi! A është kjo prova?

Publikuar më: 09:31 14-09-2016

Tashmë teoricienët konspirativë pretendojnë se Hillary Clinton po përdor një sozi. Menjëherë pas incidentit në ceremoninë për të rënët e 11 shtatorit në SHBA, ku Hilary Clinton pati marrje mendsh dhe braktisisi aktivitetin, kanë filluar konspiracionet mbi kandidaten demoktrate.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nisur të shpërndajnë foto krahasuese të kandidates demokrate për të treguar “ndryshimet fizike” me Clintonin që u pa të dilte nga dera e shtëpisë së vajzës së saj Chelsea Clinton pas episodit mjekësor.

Video e Clintonit që humbiste ndjenjat teksa përpiqej të hipte në një furgon pasi vizitoi Memorialin Kombëtar të 11 Shtatorit në Nju Jork ngjalli shumë shqetësime lidhur me gjendjen e saj shëndetësore. 68-vjeçarja, e cila më pas bëri të ditur se vuan nga pneumonia, këmbënguli se asaj nuk i ra të fikët por thjesht u ndje e dobët dhe qëndroi në vend.

Ajo tha se pasi u ul me ajër të kondicionuar dhe piu një gotë ujë, nisi të ndihej menjëherë më mirë dhe u ndje aq mirë sa që shkoi për të vizituar vajzën e saj Chelsea dhe mbesat e saj. Megjithatë, kritikët thonë se gruaja që doli nga shtëpia e Chelsea-s ishte dikush tjetër që i ngjante dhe jo Hillary e vërtetë.

Article Logic
Execution time: 0.0030429363250732