Forcat detare kanë mundur të shpëtojnë një peshkarexh me 4 persona në bord në Llaman të Himarës.
Peshkarexha me tonazh 100 kërkoi ndihmë në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detarë (QNOD).
Menjëherë, anija e forcës detare Bora i erdhi në ndihmë peshkarexhës duke bërë të mundur edhe shpëtimin e katër jetëve. Peshkarexha kishte probleme me motorin dhe u ankorua në Porto Palermo.