INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hiqej si truproja e Tsipras, si zbulohet 28-vjeçari shqiptar

Hiqej si truproja e Tsipras, si zbulohet 28-vjeçari shqiptar

Publikuar më: 15:41 30-11-2018

Një 28-vjeçar shqiptar në Greqi e ka shfrenuar fantazinë, pasi hiqej si truprojë e kryeministrit Aleksis Tsipras.

Kjo kishte qenë ëndrra e jetës së tij dhe në pamundësi për ta realizuar e kishte sajuar.

Mediat greke shkruajnë se ai vepronte njëjtë si një truprojë, por doli blof, kur i tha një polici rrugor se ishte me shërbim pranë godinës së Kryeministrisë, pasi ishte roja personal i Tsipras dhe ishte aty me mision që t’i siguronte jetën kryeministrit grek.

Madje ai e kërcënoi efektivin se do t’i vendoste prangat.

Polici i rrugores kërkoi verifikim, por shqiptari u frikësua dhe u largua me vrap, duke lënë pas edhe një çantë shpine, që i ra në tentativë për të shmangur arrestimin.

Brenda çantës policia greke gjeti një mjet identifikimi dhe prej saj mbërriti deri te banesa e shqiptarit, ku gjatë kontrollit zbuloi dokumente identifikimi false, radiomarrëse, një arme dhe pranga. Ai ndodhet tashmë në paraburgim.

Article Logic
Execution time: 0.003896951675415