Barrikada e vendosur mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë tre vite më parë nga strukturat paralele serbe të veriut, është hequr përfundimisht sot rreth orës 5:00 të mëngjesit, pas 16 vitesh, që nga përfundimi i luftës në Kosovë.
Heqja e barrikadës ështeë bërë e ditur nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri e cila tha se plani për revitalizimin e urës, i përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit për këtë çështje i datës 25 gusht 2015, do të jetësohet me përpikëri dhe ura e Ibrit do të mundësojë lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve dhe automjeteve ashtu siç ka qenë gjithnjë.
Aksioni për heqjen e kësaj barrikade, që dikur ishte vendosur nga të ashtuquajturat “rojat e urës”, është hequr po nga të njëjtit dhe ka zgjatur rreth 4 orë dhe nuk ka patur asnjë incident.
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, në pajtueshmëri me mandatet e tyre përkatëse, do të sigurojnë mjedis të qetë dhe të sigurt.